mete_relb_logo
spacer
Regjistri i Legjislacionit të Biznesit

Mirë se vini në Regjistrin Elektronik të Legjislacionit të Biznesit.
Të nderuar përdorues,
Qeveria Shqiptare në vitet e fundit ka ndërmarre një sërë Reformash për  përmiresimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin institucional, me synim rritjen e investimeve private, zhvillimin dhe rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.
Në kuadër të Lehtësimit të Hyrjes dhe Operacioneve të Biznesit, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së rregullave të biznesit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar rritjes së transparencës, shkallës së informimit, lehtësimit të procedurave të të bërit biznes, minimizimit të abuzimeve të mundshme të administratës ndaj biznesit, si dhe rritjes së shkallës së konsultimeve me komunitetin e biznesit dhe grupet e interesit.

Për këtë qëllim, Qeveria Shqiptare përfshiu në Planin e Veprimit për Reformën Rregullatore edhe ndërtimin e Regjistrit Elektronik për Legjislacionin e Biznesit.
Nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u ndërmorrën të gjitha masat për ngritjen dhe bërjen funksionale të këtij Web-Site, ku  mund të ketë akses i gjithë publiku.
Regjistri Elektronik përmban të gjithe Legjislacionin që lidhet direkt apo indirekt me funksionimin dhe zhvillimin e biznesit, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij. Ai është dizenjuar për të ndihmuar kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), si dhe publikun në përgjithësi për të gjetur informacion të një natyre Rregullatore, lidhur me nisjen dhe zhvillimin e biznesit.
Legjislacioni i biznesit në këtë Web-Site është në të gjitha format e tij si, Ligje, Vendime të Këshillit të Ministrave, Urdhëra dhe Udhëzime të Këshillit të Ministrave dhe të Ministrive, Urdhëra dhe Udhëzime të çdo Ministrie, Enti Rregullator dhe Institucioni tjetër të Pavarur. Gjithashtu në këtë Web-Site mund të gjeni edhe format dhe formularët e ndryshëm të aplikimit që përdorin dhe kërkojnë Institucionet e ndryshme në aktivitetin e tyre dhe që lidhen me funksionimin dhe ecurinë e biznesit.

Nëpërmjet Regjistrit Elektronik për Legjislacionin e biznesit synohet jo vetëm konsultimi për projekt-aktet e ndryshme, por edhe për aktet që janë në fuqi, me qëllim përmiresimin e cilësise së tyre.
Aktualisht pjesë e këtij Web-Site, janë mbi 30-Institucione (Ministri, Ente Rregullatore dhe Institucione të tjera të Pavarura).

spacer
Kujtese

Burimi kryesor i akteve ligjore është Qendra e Publikimeve Zyrtare(QPZ). Regjistri Elektronik është projektuar për të plotësuar, lehtesuar, informuar, konsultuar, por jo për të zëvendësuar “Qendrën e Publikimeve Zyrtare”.

Gjithashtu çdo Ministri, Ent Rregullator dhe Institucion i Pavarur është përgjegjës për cilësine, tërësine e akteve në fuqi, saktësine, shtimin dhe përditësimin e informacionit sipas përkatësisë në këtë Web-Site. 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në rolin e administratorit dhe monitoruesit të këtij Web-Site, është e angazhuar në përmirësimin e funksionimit dhe kompletimit të këtij Web-Site me të gjitha Rregullimet e tjera , të atyre Institucioneve që ende nuk jane bëre pjese e ketij Web-Site, si dhe përditësimin në kohe të akteve në këtë Web-Site nga Institucionet që tashmë janë  të përfshirë.

spacer
E-Albania

e_albania
Portali qeveritar i Shqipërisë
www.e-albania.al

Libraria e Akteve Ligjore te Biznesit

Atributet e kerkimit
 1 deri 10 prej 1584 akte  Faqe  prej 159  akte ne faqe  

 Udhëzim   Nr.: 000   Dt.: 30.06.2012
Udhezim Mbi kontrollin e përqendrimeve ndërmjet ndërmarrjeve
Qëllimi i këtij udhëzimi është parashikimi i rregullave që duhen zbatuar në vlerësimin dhe shqyrtimin e njoftimeve të përqendrimeve në përputhje me dispozitat e Ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe të kuadrit nënligjor të Autoritetit të Konkurrencës për përqendrimet. I hapur per konsultim publik deri ne date 30/05/2012. Per çdo koment, sugjerim, verejtje kontaktoni ne adresen e e-mailit: competition@caa.gov.al
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 26 here ]
Shto koment ]

 Rregullore   Nr.: 000   Dt.: 30.06.2012
Për Përjashtimin në Bllok të kategorive te marrëveshjeve vertikale dhe praktikave të bashkërenduara në sektorin e mjeteve motorike
Kjo Rregullore ka per qellim përfitimin nga përjashtimi në bllok te Marrëveshjeve, ndërmjet ndërmarrjeve, në Sektorin e mjeteve motorike. Komente, sugjerime te dergohen ne adresen e e-mailit: competition@caa.gov.al, brenda dates 30.05.2012
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 24 here ]
Shto koment ]

 Vendim   Nr.: 47   Dt.: 20.04.2012
Mbi nje ndryshim ne vendimin nr. 29 date 15.12.2011 Mbi miratimin e normes se limitit te debise dhe afatit te pageses ne APD
ndryshimin e limitit te debise se lejuar ne APD
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 19 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 4   Dt.: 29.02.2012
Për përcaktimin e kategorisë së konsumatorëve për disa kliente të veçantë
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 68 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 5   Dt.: 29.02.2012
Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për sh.a. UK Librazhd
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 57 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 02   Dt.: 18.01.2012
Për rinovim liçence sh.a. Ujësjellës Kanalizime Librazhd
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 71 here ]
Shto koment ]

 Udhëzim   Nr.: 1   Dt.: 06.01.2012
Per percaktimin e tarifave te sherbimit ne Autoritetin Portual Durres
Niveli i tarifes per sherbimt eshte shprehur pa TVSH
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 128 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 47   Dt.: 26.12.2011
Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për sh.a. U Shkodër fshat
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 101 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 46   Dt.: 26.12.2011
Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për sh.a. U Orikum
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 104 here ]
Shto koment ]
 Vendim   Nr.: 45   Dt.: 26.12.2011
Për miratimin e tarifës së shitjes së ujit me shumicë (komunës Dropull i Poshtëm) për sh.a. U Gjirokastër fshat
Shkarko Aktin ]
[ Akti eshte shkarkuar 108 here ]
Shto koment ]
 1 deri 10 prej 1584 akte  Faqe  prej 159  akte ne faqe  
 

relb_footer_v2